Vendos Presidentja Osmani: Zgjedhjet mbahen me 9 shkurt 2025

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

“Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet në Dekret.

Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë Dekret dhe legjislacionin në fuqi.