Noizy nuk paraqitet në Polici, prokuroria kërkon nga qytetarët ndihmë për gjetjen e reperit

Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, para pak minutash bëri të ditur se nuk do e mbaj koncertin e tij të paralajmëruar në një klub të Ferizajit, pasi është shoqëruar në Polici.

Mirëpo reperi nuk është paraqitur fare në polici ashtu siç ka paralajmëruar.

E për këtë ai është duke u kërkuar me urdhër të Prokurorisë.

Lajmin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës.

“I njëjti nuk është paraqitur për intervistim përkundër premtimeve nga avokati i tij – për këtë çështje i bëjmë thirrje këngëtarit dhe të gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale të paraqiten tek organet hetuese. Kërkojmë edhe ndihmën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me Policinë dhe Prokurorin e Shtetit”, tha Nikçi.