Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në Hagë, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 75-të i Zyrës së Prokurorit të Specializua, Bislim Zyrapi, deri në orën 11:00, për të vazhduar më pas me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 77.