Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Një alarm për bombë është raportuar sot në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Në aeroportin e Prishtinës tashmë janë vendosur forca të shumta policore, nga ku po kryhen edhe kontrolle.

Në vendin e ngjarjes janë edhe Njësiti për Deminim, derisa nuk janë dhënë detaje shtesë në lidhje me rastin.

Duhet përkujtuar që shpesh herë në Aeroportin e Prishtinës ka pasur alarme të rrejshme për bombë.