Grusht shteti në Bolivi, ushtria pushton pallatin presidencial

Pallati presidencial i Bolivisë u sulmua nga ushtarët teksa Presidenti i vendit paralajmëroi se po ndodhte një “grusht shteti”. “Ne do ta rikuperojmë atdheun tonë” – u tha gjenerali Juan José Zúñiga gazetarëve nga Sheshi Murillo pasi zona u pushtua nga trupat ushtarake. Presidenti i vendit Luis Arce tha se “grushti i shtetit” ishte duke u zhvilluar dhe kërkoi që Gjeneral Zúñiga të largonte trupat që kishin pushtuar një pjesë të kryeqytetit La Paz.

Përpjekja e dukshme për një grusht shteti u kundërshtua menjëherë nga qeveritë e Meksikës dhe Hondurasit. Edhe ish-presidenti bolivian Evo Morales u bëri thirrje mbështetësve të demokracisë që të ngrihen dhe të bllokojnë rrugët.

“Një grup i Regjimentit Special Challapata ‘Mendez Arcos’ pushtoi Plaza Murillo me snajperë. Kjo duket se ata e përgatitën grushtin e shtetit paraprakisht. U kërkoj njerëzve me mendje demokratike të mbrojnë atdheun nga grupe të caktuara ushtarake që veprojnë kundër demokracisë dhe popullit” – tha ai.