Fushë Kosovë: Gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jetë të hënën në Fushë Kosovë.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.