Familja Shala nga fshati Stanoc i Vushtrrisë ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjares së tyre, shkruan Fokusi.info.
Nxënënsja e shkollës fillore “Lummadh”, Liana Shala, ka ndërruar jetë.
E ndjera ishte njëra nga nxënëset më të dalluara dhe me sukses shembullor por që nuk arriti t’i përfundojë studimet e saja.
Përmes një postimi edhe shkolla në të cilen ishte Liana ka ngushëlluar familjen e së ndjerës.
“Qoftë kujtimi i saj i paharruar dhe shpirti i saj në paqe.” shkruhet në ngushlimin e shkollës për nxënësen e tyre.