Policia me aksion në veri, kapet arsenal armësh

Policia e Kosovës ka gjetur disa armë në veri të vendit.

Këtë e ka konfirmuar për për Front Online zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veri, Veton Elshani.

“Konfirmojnë gjetjen e disa armëve në veri”, u shpreh Elshani, pa dhënë detaje më shumë.

Ai theksoi se shumë shpejt do të dalin me informata shtesë në lidhje me këtë aksion që po zhvillohet në veri.