Shpërthen në lot, Kuvendi në këmbë për Bogujevcin: “Në Ditën e Çlirimit isha gjysmë e gjallë”

Të pranishmit në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për Ditën e Çlirimit e kanë duartrokitur në këmbë fjalimin e Saranda Bogujevcit, deputetes e cila humbi 14 anëtarë të familjes gjatë luftës në Kosovë.

Në një fjalim në Kuvend të mërkurën, Bogujevci tha se para 25 viteve, në Ditën e Çlirimit, ishte pa pjesën më të madhe të familjes së saj dhe “gjysmë e gjallë”.

“Para 25 viteve isha një vajzë e brishtë, gjysmë e gjallë, me zemër të thyer se nuk kisha pjesën më të madhe të familjes. Sot në këtë fjalë në emër të Lëvizjes Vetëvendosje vendosa të ndajë pak histori personale dhe besoj që kjo histori dhe këto kujtime t’i ndajmë me gjithë secilin në këtë ditë”, tha Bogujevci.