Sveçla: Afër 40 serbë i janë bashkuar Policisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se afër 40 serbë u bënë pjesë e Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se edhe shumë të tjerë do t’i bashkohen.

“Dhe afër 40 anëtarë nga komuniteti serb i janë bashkuar Policisë së Kosovës deri më tani këtë vit (ata tani përbëjnë 5% të totalit të forcës sonë të policisë)”.

“Shumë të tjerë do t’i bashkohen luftës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe do të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në “X”.