“Kemi qenë dhe do t’jemi”, nisë Parada e Krenarisë në Prishtinë

Qindra qytetarë kanë filluar marshimin në Prishtinë për Paradën e Krenarisë, me sloganin “Kemi qenë dhe to t’jemi”.

Të pranishëm në Paradë janë edhe kryeministri Albin Kurti e ministri Hajrulla Çeku.

Java e krenarisë ka nisur më 3 qershor dhe përmbyllet me këtë marshim.

Ky është edicioni i tetë i Javës së Krenarisë që mbahet në Prishtinë.