Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për takimin që e ka zhvilluar në Turqi me shkrimtarin turk, Orhan Pamuk. Tahiri thotë se nga ajo që Kurti ka shkruar, nënkuptohet që s’janë miq me Pamukun dhe që Pamuk e kishte ftuar Kurtin dhe jo anasjelltas.
Tahiri në reagimin e tij thotë se mbetet me shpresë që Pamuk ta ketë kuptuar që “Kurti është një lider me prirje autokrati, i cili flet për numrin e madh të pjatave të Stambollit, përderisa qytetarët nën qeverisjen e tij varfërohen, jetojnë me një ose dy pjata, të cilat pagat e ulëta dhe inflacioni po ua varfërojnë”.
Tahiri shton se ajo që iu intereson qytetarëve janë paga minimale, puna në arsim, sigurimet shëndetësore e punët në infrastrukturë dhe jo se kë e takon Kurti personalisht.
Reagimi i plotë: