Kurti për bisedën e Radojçiqit me Kusari-Lilën: Mos e dramatizoni me çdo kusht, ajo s’është anëtare e VV-së

Rreth bisedës së drejtpërdrejt mes Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-Nënkryetarit famëkeq të Listës Serbe, Milan Radojçiq, është pyetur sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili fare s’e trajtoi por iu referua në përgjithësi gjykimit qytetar se “ata e dinë me kë ka bashkëpunuar Radojçiqi” teksa iu referua edhe asaj që për këtë ka reaguar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

“Mendoj që përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda të një bisede, por se ku u morr si u pre kush e porositi. Mimoza Kusari-Lila nuk është anëtare e Vetëvendosje”, ka thënë Albin Kurti.

“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dine se kush ka bashkëpunuar dhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikur tash dhe nuk qëndron në qeveri. Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që është i lirë në Serbi”.

Lajmi në përditësim…