Mbrojtja nga virozat e pranverës. Mjekët: Ajrosni shtëpinë, jo antibiotikë!

Pranvera nuk është stina më e favorshme për personat e ndjeshëm ndaj alergjive.

Shmangia e vendeve kolektive si dhe vendet me pluhura dhe lule, është kujdesi minimal që duhet të tregoni për të mbrojtur veten. Por, mjekët tregojnë se si llojet e alergjive ndahen dhe kush janë më shumë të predispozuar të preken nga to.

Mjekja Adriana Ilias thotë: “Tek fëmijët janë më shumë alergjitë ushqimore, sidomos alergjia ndaj qumështit, perimeve dhe frutave. Kjo ndodh se fëmijët janë më pak të predispozuar në ambientin e jashtëm, ndërsa të rriturit punojnë në ndërtim, janë në procese pune me pluhur dhe tym. Më shumë pleumogjene janë edhe alergjitë nga polenet e luleve dhe barishtet se tani është faza e tyre që shpërndahen me anë të ajrit”.

Temperatura që zgjat 5 ditë dhe kolla e thatë janë disa nga shenjat që tregojnë virozat e pranverës. Gjithkush që ka bërë në kohë vaksinimin është i mbrojtur nga ndërlikimet. Ndërkohë që si për virozat dhe për alergjitë e stinës, mjekët japin këto këshilla: “Duhet të kenë kujdes, të bëjnë ajrimin e dhomave ku rrinë, mbushja e shtratit vazal me lëngje frutash dhe nuk duhet të marrin antibiotikë sepse shpeshherë shkojnë në farmaci e marrin mjekim”.

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.