Behrami: Në Ukrainë janë vrarë mbi 500 mijë njerëz, Specialja po mundohet të dënojë UÇK-në për grisjen e një foto

Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidenti Hashim Thaçi, ka kritikuar Gjykatën Speciale për procesin ndaj krerëve të ish-UÇK-së.

Duke komentuar deklaratën e një prokurori të Gjykatës Speciale, i cili gjatë seancës se sotme ka thënë se Jakup Krasniqi kishte gërvishtur fotografinë e Ibrahim Rugovës për shkak të armiqësisë, ai ka përmendur dy luftërat që aktualisht po zhvillohen në botë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se derisa në luftën e Izraelit me Hamasin dhe të Rusisë me Ukrainën janë vrarë qindra-mijëra njerëz, Gjykata Speciale po mundohet ta dënojë UÇK-në për një grisje të një fotografie.

“Në muajt e fundit janë vrarë mbi 37 mijë njerëz në luftën ndërmjet Izraelit dhe Palestinës! Ndërsa, në luftë në Ukrainë janë vrarë mbi 500 mijë njerëz! Derisa po e shkruaj këtë status, garant janë vrarë edhe disa të tjerë! Ndërkohë, një Gjykatë në Hagë po mundohet të dënojë UÇK-në për grisjen e një fotografie nga ndonjë fëmijë!”, ka shkruar Behrami.