Ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu mund të ketë së shpejti një urdhër-arresti ndërkombëtar. Kjo është kërkesa që kreu i Prokurorisë Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë, Karim Khan ka bërë pranë Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Edhe nëse ndodh që gjykatësit e Hagës të pranojnë kërkesën, gjasat janë të pakta që Netanyahu të merret i pandehur. Megjithatë ka një reagim zyrtar nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden. Ky i fundit e cilësoi “masë të ashpër”, duke shtuar: Më lini të jem i qartë, çfarëdo pretendimi të ketë ky gjykatës, nuk ka asnjë ekuivalencë mes Izraelit dhe Hamasit.