Mbyllen gjashtë seli të Bankës Postare Kursimore në veri

Gjashtë seli të Bankës Postare Kursimore janë mbyllur në veri të vendit gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se operacioni policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, aksion ky i cili deri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident.

“Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, ku me autorizim të prokurorit kompetent gjashtë njësi të ashtuquajturës bankës postare kursimore ilegale, në veri të vendit janë mbyllur”, thuhet në njoftim.