“O këlyshi i Millosheviqit”, kanoset deputeti i Kuvendit të Kosovës, e lajmëron rastin te organet e rendit

Zyrtarët shtetërorë, duke përfshirë edhe deputetë të Parlamentit shpeshherë kanë qenë cak i kërcënimeve nga persona e grupe të ndryshme dhe për pasojë kanë kërkuar ndihmë e mbrojtje nga Policia.

Një rast i tillë i ka ndodh më 11 maj edhe Anton Qunit, deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, zbulon Gazeta Sinjali.

Deputeti Quni, e ka denoncuar sot rastin, për një qytetar që e ka kërcënuar përmes rrjetit social, Facebook.

Sipas informacioneve te para, i dyshuari i është drejtuar Qunit me fjalët: “O këlyshi i Millosheviqit, rugoviqat e kanë vendin ne Beograd”.