Apostolova: Shumë e rëndësishme që të miratohet nesër demarkacioni

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova ka bërë thirrje që nesër t’i jepet epilog marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Ajo e ka mirëpritur marrëveshjen në mes të pothuajse të gjitha partive shqiptare të shtunën. Apostolova ka thënë se janë shumë afër gjendjes së një zgjidhjeje. Por, ka bërë të ditur se është shumë i rëndësishëm që ratifikimi të ndodh nesër.

“Kemi pasur dy hapa shumë të rëndësishëm drejt përparimtarit për çështjen e demarkacionit, hapi i parë deklarata e përbashkët ne mes të presidentëve dhe hapi dytë marrëveshja në mes të pothuajse gjitha partive politike gjatë vikendit”, ka deklaruar ajo.

“Për momentin të gjitha këto parti e mbështesin votimin për demarkimin, dua të them që jemi afër ta zgjidhim këtë çështje”, është shprehur Apostolova pas takimit që ka zhvilluar sot me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që votimi i demarkacionit të ndodh të mërkurën “Mos e humbni rastin nesër” ka thënë ajo.

Seanca e Kuvendit është paraparë që të mbahet nesër nga ora 10:00, me vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të Demarkacionit me Malin e Zi.