Luizi sjell të qeshura në studio, ngatërron Ledionin me Arbanën dhe përmend Zhakun

Mbrëmjen e sotme, në spektaklin televiziv “BBVA3”, ka qenë i ftuar për të dhënë opinionet e tij, Luiz Ejlli.

Teksa po komentonte debatin mes Romeos dhe banorëve të tjerë ai tha:

“Tani e kuptoj pozicionin e Arbrit kur thonte e kemi të vështirë edhe ne si opinista, Zhakun jo, por shyqyr që nuk është këtu për të mirën e saj.”

Ledioni e ndaloi duke thënë që nuk është mirë të përmendim ato që nuk janë këtu.

“Ke të drejtë, më fal Arbana, kështu Ledion”, i tha Luizi duke sjellur të qeshura në studio.

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”