Rizvanolli jep detaje rreth Ndërmarrjes Publike që u themelua në mbledhjen e fundit të Qeverisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka dhënë detaje lidhur me Ndërmarrjen “Korporata e Ruajtjes së Energjisë”, e cila u themeluar në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

Sipas Rizvanollit, kjo korporatë do të ketë në pronësi dhe do të menaxhojë 125MW të kapacitetit të baterive të Programit Kompakt mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Tutje ka thënë se do të ofrojë shërbime si: arbitrazhi i energjisë, balancimi i sistemit energjetik, operimi i sistemit të ruajtjes së energjisë, tregtimi i energjisë së ruajtur në rajon dhe modelimin përmes teknologjisë informative dhe simulimi i sistemit.

“Përmes grantit më të madh në histori të vendit tonë po ndërtojmë kapacitetet e ruajtjes së energjisë ndër më të mëdhatë për kokë banori në Evropë, e që do të menaxhohen nga kompania më e madhe në rajon e kësaj natyre!”, ka shkruar ajo.

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”