Sipas hulumtimit të fundit të Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje do të dilte sërish parti e parë me 40.9 për qind të votave.
Sipas këtij sondazhi në vend të dytë do të rënditej Lidhja Demokratike e Kosovës me me 21.5 për qind të votave ndërsa në vend të tretë Partia Demokratike e Kosovës me 20.4%.
AAK-Nisma do të merrnin 9 % të votave, Alternative 0.10 për qind, Lista Guxo 0.40 për qind e PSD me 0.10 për qind.
Në lidhje me këtë sondazh, është deklaruar për “Gazeta Blic”, deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli.
Humolli tha se në zgjedhjet e fundit, opozita, ishte kundër VV-së sepse sipas tyre të njëjtit ishin kundër ndërkombëtarëve dhe i fituan mbi 50%.
Ai tha se opozita nuk po e kupton se nuk është më viti 1999 dhe se populli ka “fillu me mendu se këta ndërkombëtarë janë duke e mbajt peng popullin tonë”.