Ziadin Sela të shtunën thërret Kuvendin, paralajmëron shkarkimin e Taravarit dhe ministrave

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela, njoftoi se do ta thërras të shtunën e ardhshme Kuvendin e partisë, sipas tij, pikë e rendit të ditës do të jetë, kërkimi i përgjegjësisë nga kryetari të ASh-së, Arben Taravari.

“Komunikimi i fundit i imi ka qenë dje me mesazhe, i kam thënë që të thirr mbledhje të kryesisë së partisë, që të marrim vendim që të shtunën të shkojmë në Kuvend të partisë. Sot një javë, të shtunën do të thirret, do e thërras publikisht Kuvendin e ASH-së dhe pika e rendit të ditës do të jetë përgjegjësia e kryetarit të partisë. ASH-ja ka qenë barriera kryesore për të ndal elementet fondamentale. E ky është momenti më kritik të cilin ASH-ja do ta parandaloj përsëri”, tha Sela.

Sela akuzoi kreun aktual, Arben Taravari se në takimet e fundit me liderët e partive tjera politike, përfshi liderët e LEN-it, liderin e BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-së, pranë vetes nuk ka pas asnjë anëtarë tjetër të ASH-së, kjo sipas tij lë hapësirë për dyshime.

“Taravari kontrabandoj partinë tek ato që kanë dëshmuar se vetëm duan ta shkatërrojnë ASH-në, tek ata prej të cilëve kemi marr thika pas shpine. Ata që na kanë shkel dhe na kanë tradhtuar natyrisht që do të marrin përbuzjen dhe do tua kthejmë shpinën” tha Sela, i cili nënvizoi se Taravari në takimet e fundit ne liderët e LEN-it, por dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, Kovaçevskin dhe Mickoskin, dhe se nuk ka marr me vete në këto takime as edhe një anëtar tjetër të partisë”, tha Sela, duke përfunduar se ASH do të shkojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. /Alsat.mk.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.