Sulm me armë brenda një gjimnazi në SHBA! Autori qëllon ndaj nxënësve dhe më pas vret veten, raportohet për disa viktima dhe të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një gjimnaz në SHBA, ku një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri ndaj nxënësve të shkollës “Perry”, dhe më pas ndaj vetes.

Sipas raportimeve nga CNN, ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, ku pritej që nxënësit e kësaj shkolle ti ktheheshin mësimit pas pushimeve për festat e fundvitit.

Mediat shkruajnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur disa persona të vdekur dhe disa të plagosur, por ende nuk ka një informacion të plotë mbi dinamikën e ngjarjes.

Ndërkohë, Sherifi i Dallas Adam Infante ka thënë në një deklaratë për mediat se nuk do të japë detaje të hollësishme pa përfunduar të gjitha hetimet.

Të gjitha forcat policore tashmë janë në terren dhe klasat e shkollave të zonës janë boshatisur, ndërkohë që autoritetet thonë se ky është sulmi i dytë në 4 ditët e para të këtij viti.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.