Lekaj: Qeveria “Kurti” nuk dijnë të menaxhojnë me sektorin e energjisë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se është e padrejtë që qytetarët e Kosovës të kenë reduktime të rrymës dhe të paguajnë fatura të shtrenjta.

Sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka ditur të menaxhojë me sektorin e energjisë.

“Duke ditur që Kosova është e pasur me pasuri nëntokësore, është jo e drejtë që qytetarët të kenë reduktime dhe të paguajnë fatura enorme të shtrenjta siç ndodhi muajin e kaluar. Në përgjithësi, kjo Qeveri nuk ka ditur të menaxhojë me sektorin e energjisë, këtë e thonë dhe e dinë të gjithë ata që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë”, është shprehur Lekaj për Front Online.

Lekaj ka folur edhe për pagesën e rrymës që komunat veriore do të bëjnë tash e tutje.

“Është lajm i mirë nëse vërtet do të fillojnë faturimet e rrymës në komunat veriore, sepse do të marrin fund padrejtësitë mbi 20 vjeçare që u janë bërë qytetarëve kosovar të cilët kanë paguar për faturat e serbëve”, ka thënë Lekaj.

Derisa ka shtuar se mund të ndodhë që serbët të refuzojnë përsëri pagesën.

“Qeveria është zotuar që faturimi ka filluar, por unë urojë që procesi të shkojë mirë në komunat veriore, sepse mund të ndodhë që ata të refuzojnë dhe të mos paguajnë faturat e tyre, dhe ky problem mund të bëhet pengesë e shumë proceseve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.