Kurti tha se nga Serbia po përgaditen sulme të reja: Reagon Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, synoi t’i kundërpërgjigjej kryeministrit Albin Kurti me një konferencë për media pasi Kurti bashkë me ministrin Xhelal Sveçla sot përmes një konference njoftuan se Serbia po planifikon sulme të reja kundër Kosovës.

Petkoviq tha se ishte “një gënjeshtër absolute” se Serbia po përgatit sulm ndaj Kosovës, derisa për Kurtin tha se po synon të krijojë kriza dhe “ta largojë vëmendjen nga gjendja e keqe ekonomike dhe përplasjet e shumta në Kosovë duke sulmuar verbalisht Beogradin dhe duke përmendur ngjarjet nga Banjska”.

“Është një gënjeshtër absolute se Beogradi po përgatitet për një sulm. Nuk ka stërvitje në terrene, është një mënyrë për të shmangur detyrimet që ka në dialog, sepse tani kemi ardhur në momentin që të flasim për hapa konkretë, për formimin e Asociacionit”, tha Petkoviq, raporton mediumi shtetërorë serb.

Petkoviq pretendoi se me konferencën e sotme, Kurti dhe Sveçla po tentojnë të mashtrojnë gjithë opinionin, veçanërisht publikun ndërkombëtar.

Petkoviq tentoi ta mbrojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ushtrinë serbe nga përgjegjësia e sulmit terrorist në Banjskë.

“Prandaj ai e përdor temën e Banjskës, sulmin ndaj presidentit Vuçiq, për të shmangur hapat konkretë që çojnë në formimin e Asociacionit”, tha Petkoviq.

Kurti sot ka thënë se grupi i Milan Radoiçiq është duke u riorganizuar për sulme të radhës në Kosovë.

Ky organizim, Kurti tha se po ndodh në ambientet e një firme në Rashkë, ku Radojiçiq mban edhe takime me zyrtarë të BIA-s serbe.

Kosova ka akuzuar Serbinë se është e përfshirë direkt në sulmin terrorist të Banjskës dhe ka publikuar edhe dëshmitë që prapa organizimit të sulmit që la të vrarë policin Afrim Bunjaku qëndron shteti serb.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.