Vazhdon operacioni për kërkimin e trupit të kosovarit që ra në lumin Buna

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar ende aksioni i kërkimit të trupit të shtetasit të Kosovës që ka rënë në lumin Buna.

Në këtë oeracion kërkimi bashkë me FSK-në janë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe kërkimet po vazhdojnë me qëllim të gjetjes së trupit.

Në bashkëpunim mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, po vazhdon operacioni në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetjen e trupit të shtetasit të Kosovës i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.