Avokati Musa: Pjesëtarët e ushtrisë serbe u dënuan më pak se Salih Mustafa

Avokati Skënder Musa, ka deklaruar se Gjykata Speciale po krijon praktikë të rrezikshme me dënimin e Salih Mustafës, sic tha ai pa prova konkrete.

Musa tha se Mustafa është dënuar me 22 vite burgim për një vrasje që nuk i dihet autori dhe as koha.

“Është praktikë e rrezikshme që po krijohet, nëse bazohem në elementet penale të vrasjes është elementare me gjyku një njeri që ka marrë pjesë në një vrasje në luftë, është kryesorja koha e ndodhjes së vrasjes… Pavarësisht mandatit të speciales, sikur të ishte konstatuar që vrasja ka ndodhur pas qershorit të 1999-tës, kjo gjykatë edhe nëse do ta kishte gjykuar do ishte e obliguar në bazë të kodit penal të krahinës autonome të Kosovës”, tha ai.

Musa theksoi se pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe që kanë kryer masakra ishin dënuar me më pak vite se Salih Mustafa.

“Personat përgjegjës për qindra mijëra viktima nga ana e ushtrisë dhe policisë së Serbisë, janë dënuar me 14 vite, 15, maksimumi 20 vite”, tha ai./Dukagjini

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.