Avokati Shala: Apeli ka shkelur ligjet tona në dënimin e Salih Mustafës

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) ka vendosur që t’i ulë dënimin ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, nga 26 vjet burg në 22 vjet burg.

Avokati Betim Shala, pas marrjes së këtij vendimi për emisionin “Debat Plus”, ka deklaruar se vendimi i Apelit është i befasishëm dhe se sipas tij, gjykata nuk ka respektuar ligjet e Kosovës.

“Duke u bazuar vetë në ligjin për krimin, e Dhomave të Specializuara në të cilin parashihet që Dhomat e Specializuara funksionojnë dhe janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës. Për mua vendimi i Apelit është pak befasues duke marrë për bazë fare nuk ka funksionuar në kuadër të sistemit të Kosovës”, ka deklaruar avokati Shala për emisionin Debat Plus.

Ai ka shtuar se gjykata ka shkelur ligjet dhe ka vepruar jashtë kornizave të sistemit të drejtësisë të Kosovës.

Lidhur me vendimin, Shala është pyetur “Pra, nuk ka respektuar ligjet tona, i bie që nuk është gjykatë e Kosovës?- “Me këtë vendim ashtu rezulton”, ka shtuar ai.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.