Mustafa: Statuti me të cilin është pajtuar Bislimi promovon autonominë e serbëve në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit me të cilin është pajtuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi promovon autonominë politike dhe territoriale të serbëve në Kosovë.

Mustafa iu përgjigj Bislimit pasi ky i fundit në një intervistë mbrëmë në RTK akuzoi ish-kryeministrin për marrëveshjen e vitit 2015.

Ish-kryetari i LDK-së ka vlerësuar se çdo gjë që ka thënë Bislimi dje në intervistë është e pavërtetë e kulluar.

“Besnik Bislimi në një intervistë mbrëmë në RTK, bëri fushatë të ulët politike. Opozitën e quajti bashkëpunëtore të Serbisë, dhe për ta larë veten dhe qeverinë Kurti nga papërgjegjësitë për marrëveshjen e fundit me Serbinë, u mor edhe me mua. Nuk ndjej ndonjë kënaqësie kur njerëzit që nuk i konsideroj merren me mua, sepse si kundërshtar politik do duhej të merreshin me opozitën, pasi unë nuk po shfaqi pretendime t’ua marr pushtetin. Por dëshiroj të theksoj se çdo gjë që e tha mbrëmë në kontekst të dokumentit të vitit 2015 ishte një pavërtetë e kulluar, për fat të keq e dalë nga goja e një zëvendëskryeministri të Republikës së Kosovës dhe profesor i Kolegjit Amerikan në Prishtinë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sipas Mustafës, draft-statuti që është prezantuar nga Bashkimi Evropian e më të cilin është pajtuar Qeveria e Kosovës, nuk konsiston në asnjë formë me Marrëveshjen e vitit 2013.

“Statuti i Asociacionit që qarkullon në opinion dhe tani e kanë edhe deputetët, nuk konsiston në asnjë formë me Marrëveshjen e vitit 2013, vetëm thirret në mënyrë abuzive në të. Statuti, me të cilin është pajtuar Bislimi promovon autonominë politike dhe territoriale të serbëve në Kosovë. Prandaj edhe nuk mund të jetë Statut i Asociacionit por është Statut mbi Autonominë!? Është diçka krejtësisht e re, që nuk mund të mbështillet me marrëveshjet e mëparshme. Janë të çoroditura edhe pikëpamjet e Bislimit mbi mënyrën sesi do t’i përcillet ky statut në shqyrtim Gjykatës Kushtetuese, sepse ajo nuk është mentore e Qeverisë dhe recenzente e vendimeve të saj, por ajo shqyrton se a është një akt juridik i qeverisë në harmoni me Kushtetutën; jo një akt i hartuar nga jashtë qeverie. Në këtë rast qeveria nuk mund ta luajë rolin e postierit por të vendimmarrësit”, ka shkruar tutje ai.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.