Qeveria e Kosovës javë më parë ka miratuar shtesat për rrezikshmëri për Policinë e Kosovës. Mirëpo edhe pse përballen me një punë të vështirë dhe me rrezik, qeveria, zjarrfikësit i përjashtoi nga këto shtesa.
E kjo ka bërë që sot zjarrfikësit në vend që të ishin në punë, të dalin para Qeverisë që të kërkojnë të drejtat e tyre të cilat nuk po realizohen.
Në protestën e cila veçse ka filluar, Policia e ka rrethuar objektin e Qeverisë duke krijuar një kordon para hyrjes. /Fokusi.info/