Vuçiq assesi ta pranojë Kosovën në OKB: Kam thënë tashmë një mijë herë që nuk do ta bëj

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka ripërsëritur se do të bëjë çmos që Kosovës t’ia pamundësojë anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

”Nuk është çështja nëse doni ta zgjidhni problemin me disa zgjedhje në veri të Kosovës me zgjedhje për Serbinë. Këto janë të gjitha probleme, por asnjëra prej tyre nuk është pika. Çështja është nëse duam t’i lëmë ata në OKB apo jo”.

“Unë kam thënë tashmë 1000 herë që nuk do ta bëj”.

Se nuk do të nënshkruajë një gjë të tillë, Vuçiq përmendi sërish se këtë qëndrim ua ka thënë drejtpërdrejtë edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë: presidentit francez, Macron, kancelarit gjerman Scholz, kryeministres italiane Meloni, presidentit të KE-së, Michel, përfaqësuesit të Lartë të BE-së Borrell, dhe emisarit special, Lajçak.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.