“Jam i nderuar të vizitojë vendlindjen e gruas”, deklarata e bashkëshortit të Rita Orës pas takimit me Kurtin

Rita Ora e ka sjellë për herë të parë në Kosovë bashkëshortin e saj aktorin neozelandez Taika Waititi.

48 vjeçari që është me profesion regjisor, aktor komedian ka folur shkurt duke thënë se në Kosovë po ndihet si në shtëpi.

“Është hëra e parë që jam këtu dhe jam i nderuar të vijë e të vizitojë atdheun e gruas sime” ka thënë Ëaititi.

Ai më pas ka thënë se vëren energji te ngjashme të kosovarëve me njerëzit e vendit të tij, Zelandës së Re.

” Po ndihem si në shtëpi tashmë” ka thënë ai.

Rita Ora ka ardhur në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj. Ajo ka ateruar mbrëmë në Prishtinë ku ka dalur ta priste kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama. Ndërsa sot pasdite ka takuar Kryeministrin Kurti.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.