Rita Ora në takim me Kurtin flet për një projekt të jashtëzakonshëm

Ylli i njohur i botës së artit, këngëtarja e njohur Rita Ora, ka zbuluar se viti i ardhshëm e gjen me një projekt të jashtëzakonshëm që lidh edhe Kosovën.

Këtë e bëri të ditur vet ajo, pa dhënë shumë detaje tjera, gjatë takimit që pati sonte me kryeministrin, Albin Kurti, transmeton klankosova.tv.

”Ne kemi bërë një punë kaq frymëzuese deri më tani dhe sot ka qenë një takim vërtet emocionues dhe frymëzues. Dhe unë mendoj se ne kemi një projekt të jashtëzakonshëm për të pritur vitin e ardhshëm. Dhe ky udhëtim dhe ky takim më kanë emocionuar për të ardhmen”.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.