Njësia Speciale Intervenuese e Kosovës ka paralajmëruar protestë javën e ardhshme [të mërkurën], për të shprehur paknaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera, propozim ky i marrur sot nga Qeveria e Kosovës.
Periskopi ka siguruar formularin për lajmërimin e tubimit publik, ku NJSI ka dërguar në Stacionin Policor në Prishtinë.
Protesta do të mbahet tek sheshi Skenderbeu (para objektit të Qeverisë) në Prishtinë.
Burimet e Periskopit bëjnë të ditur edhe kërkesat të cilat do t’i shfaqin NJSI në protestën e thirrur.
Kerkesat e NJSI-së
1. Paga, kerkojme rritje te pages ne koeficient.
2. Rrezikshmeria te jetë e percaktuar ne perqindje e jo ne shume fikse.
3. Ligji i pensionimit te parakohshem dhe sigurimeve shendetesore
4. Kushtet e punes ne pergjithesi.
“Pakenaqesite jane te medha. Sepse ne te kaluaren pagesa e rrezikshmerise per NJSI ka qene 215€, ndersa tani eshte 150€.
Perpos kesaj NJSI qe nga viti 2010 ka pase nje shtese te veçant ne page si njesi elite e cila ka qene 100€, ndersa tani me ligjin per paga eshte hjeke dhe nuk na paguhet kjo shtese qe nga hyrja ne fuqi e ligjit.
Ne nuk mund te pranojme qe me page te trajtohemi njesoj me njesitet tjera sepse sipas procedurave standarde te operimit jemi njesi e veçant si per nga trajnimet ashtu edhe per nga detyrat”.