Menu Close

Hysni Klinaku publikon këngën e re “SHQIPNI” në prag të 28 Nëntorit

Në prag të festës së 28 Nëntorit, këngëtari i mirënjohur Hysni Klinaku ka publikuar këngën e tij të re, të titulluar “SHQIPNI”, duke sjellë një projekt muzikor kushtuar atdheut dhe frymës patriotike, shkruan Fokusi.info.

Kënga është publikuar në bashkëpunim me “Baresha Network”, ndërsa tekstin e ka shkruar Lumnije Klinaku – Neziri. Muzika dhe orkestrimi është realizuar nga Hysni Klinaku.

Projekti i ri vjen në një moment simbolik, në prag të festës së Flamurit, 28 Nëntorit, kur shqiptarët kudo festojnë ditën që simbolizon historinë, identitetin dhe krenarinë kombëtare./Fokusi.info/

Related Posts