17-vjeçari e gjuan me vezë, senatori e godet me grushte (Video)

Një 17-vjeçar në Australi, ka gjuajtur me vezë Senatorin Fraser Anning, gjatë kohës që ky i fundit ishte duke dhënë një intervistë live.

Sapo është qëlluar me vezë, senatori nuk ka duruar po ka qëlluar me grushte 17-vjeçarin.

Fraser Anning, kishte reaguar ashpër pas sulmit në Zelandë të Re ku mbetën të vrarë 49 persona, duke akuzuar muslimanët për këto akte.

‘A mendon dikush ende se emigracioni mysliman dhe dhuna nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën?”-kishte shkruar senatori./ Dritare.net/

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.