Një bastisje është duke u kryer aktualisht në Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë pas dyshimeve për keqpërdorime.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.
“Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore”, tha Krasniqi.
Policia e Kosovës është duke zhvilluar edhe një operacion tjetër paralel në disa komuna të Kosovës që ka të bëjë me fajdenë dhe bixhozin e paligjshëm.
Lajmi.net do të ju mbajë të informuar me rastin./Fokusi.info/