Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjarët e viktimave që kanë mbetur të vrarë nga të shtënat në një shkollë fillore në Serbi.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti u ka uruar edhe shërim të shpejtë të lënduarve nga kjo ngjarje e ndodhur të mërkurën.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, thuhet në postimin e Kurtit.
Në media u raportua se ata janë vrarë nga shoku i tyre i klasës, i cili është 14 vjeçar.
Policia arrestoi sulmuesin, i cili tha se ka qëlluar disa të shtëna, me shumë gjasa nga arma e babait të tij.