Petkoviq në panik, votohet në Kuvend Komunal hapja e urës së Ibrit

I ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, duke komentuar vendimin e këshilltarëve shqiptarë në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut për hapjen e urës në Ibër, vlerësoi se “Albin Kurti sot ka treguar pa mëdyshje se ëndërron për luftë dhe dëshira e tij për ta futur në konflikte gjithë veriun e Kosovës është e madhe”.

Siç thuhet në njoftimin e të ashtuquajturës zyra për Kosovë, Petkoviq ka thënë se Kurti “sot ka urdhëruar këshilltaren e tij Aida Ferati që në seancën e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës ta përfshijë pikën e rendit të ditës për hapjen e urës së Ibrit që ndan pjesët veriore dhe jugore të qytetit dhe që paraqet një mburojë të rëndësishme të sigurisë për serbët në Kosovë”.

“Qëllimi i kësaj lëvizjeje të njëanshme dhe të paligjshme të Kurtit është që të çojë në tensione dhe provokime të reja në kurriz të popullit paqësor serb në veri të Kosovës. Për këtë ai përdor përfaqësuesit dhe këshilltarët e tij. Për këtë vendim votuan 11 këshilltarë, një abstenoi dhe një votë ishte kundër”, ka deklaruar Petkoviq.

Petkoviq ka theksuar se “hapja e urës së Ibrit është pjesë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, e jo Gauleiter ilegal i Kurtit”.

“Menjëherë i kam njoftuar të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, si dhe ndërmjetësuesin në dialog, Miroslav Lajçak, për këtë lëvizje të fundit luftarake të Kurtit dhe presim që ata të qetësohen dhe të frenojnë Kurtin, i cili po bën gjithçka për të shpëtuar nga obligimi për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe prishjen e dialogut në Bruksel më 2 maj. Nuk ka përparim e as normalizim të marrëdhënieve përderisa Kurti bën lëvizje të tilla të njëanshme, me të cilat dëshiron të fusë të gjithë veriun e Kosovës në luftë, dhe i takon perëndimit të parandalojë lëvizje të tilla nga Kosova”, theksoi Petkoviq.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.