6 persona morën pjesë në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, një javë më parë në Shëngjin. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptaro-britanik,1 portugez dhe 4 britanikë. Në mesin e tyre është edhe një vajzë.
Ata janë:
1-Edmond Haxhia, shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike
2-Ruben Saraiva, shtetas portugez
3-Harry Simson, shtetas britanik
4-Harriet Bridgeman, shtetase britanike
5-Thomas Mithan, shtetas britanik
6-Steven Hunt, shtetas britanik
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp tha këtë të mërkurë se në rolin e ekzekutorit ka qenë shtetasi portugez. Sa i përket motiveve, Rrumbullaku tha se bëhet fjalë për gjakmarrje. Megjithatë sa i takon porositësve, ai tha se hetimet vijojnë, pa dhënë detaje të tjera. Të gjithë autorët e dyshuar, sipas kreut të policisë, pas ngjarjes kanë arritur të largohen nga Shqipëria.
Rrumbullaku theksoi se policia ka mundur që të sigurojë prova të pakundërshtueshme për përfshirjen e këtyre personave në organizimin dhe vrasjen e biznesmenit 51-vjeçar./tvklan.al