Cilat janë vijat e kuqe të Asociacionit? Flet ministrja Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një paraqitje në RTK, foli rreth vijave të kuqe të Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas saj, cenimi i sovranitetit dhe i funksionalitetit janë pika që në asnjë format të bisedimeve, nuk duhet të diskutohen.

Veç kësaj, ajo pohoi se nuk ka zotim në zbatim të marrëveshjeve që përmbajnë elemente ekzekutive.

“Vijat e kuqe për Asociacionin janë cenimi i sovranitetit, si dhe cenimi i funksionalitetit të Republikës së Kosovës. Këto janë dy pika që në asnjë format të bisedimeve me ndërkombëtarët nuk do të lejojmë të shkelen”, vlerësoi ndër tjerash ajo.