Trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova, mbi 30 të larguar vetëm gjatë këtyre 2 muajve të fundit

Trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova, mbi 30 të larguar vetëm gjatë këtyre 2 muajve të fundit

Kushtet jo të mira në punë, paga e ulët dhe synimi për një jetë më të mirë, janë vetëm disa nga arsyet që po i shtyejnë mjekët të largohen nga Kosova.

Vetëm gjatë këtyre 2 muajve të parë të vitit 2023, janë larguar 37 mjekë nga vendi. Ndërsa, në vitin 2022 janë larguar hiç më pak se 211 mjekë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

“Gjatë vitit 2022 numri i mjekëve të larguar ka qenë 211, kurse gjatë këtyre 2 muajve të parë të vitit 2023 janë 37. Arsyet kryesore të paraqitura nga ta janë papunësia, kushtet e punës dhe niveli i pagave”, ka deklaruar Sejdiu.

Derisa flet për largimet masive të mjekëve, Sejdiu ka thënë se shumica dërmuese janë mjekë të rinj të përgjithshëm dhe specializant.

“Shumica dërmuese janë mjekë të rinj, të përgjithshëm dhe specializant. Të parët janë shumica pa punë, kurse specialist janë vetëm 10”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për paralajmërimin e ankesës tek Avokati i Popullit, sa i përket koeficientit të Ligjit të Pagave, për çka ka thënë se janë duke e shqyrtuar mundësinë e saj.

“Organët tona janë duke e shqyrtuar mundësinë e ankesës dhe kontestimin e 2 pikave, por ende nuk ka vendim definitiv”, ka deklaruar ai.

Ikja e dhjetëra mjekëve dhe infermierëve, që lanë vendlindjen për një jetë dhe punë më të mirë në perëndim, është një brengë tjetër që muajve të fundit mori vëmendjen e të gjithëve në Kosovë.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.