Sot rikthehet në ring Haxhi Krasniqi, meçin mund ta shikoni në këto dy kanale kosovare

Boksieri kosovar, Haxhi Kransiqi, sot do të ngjitet përsëri në ring.

Krasniqi do të përballet me boksierin nga belgjika, Timur Nikarkhoev, në Mynih të Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.

Para duelit kryesor, do të boksojnë edhe dy boksierë tjerë kosovar, Shefat Isufi do të garojë për titullin WBF në kategorinë gjysmë të rëndë, ndërsa Musa Avdimetaj, apo siç njihet me emrin James Kraft, do të garojë për titullin WBC Internacional.

Të gjitha këto përballje do të transmetohen në platfornën Artmotion, në kanalin Sport1 dhe Klan Kosova më fillim nga ora 20:30.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.