Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ai nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka bashkëbiseduar me kryeministrin, Albin Kurti.
“Mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, ka shkruar Chollet.