Skuadra e Sevillës takohet sonte në ora 20:45 me Manchester United-in në “Sanchez Pijuan” në kuadër të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Sevillas, Vicenzo Montella ka folur për media, ku ka deklaruar se skuadra e tij do ta ketë mjaft të vështirë përballjen ndaj “Djajve të Kuq”.
“Manchester United ka disa lojtarë fantastikë dhe Sanchez është përmirësuar jashtëzakonisht gjatë karrierës së tij”, ka thënë Montella.
“Si të ndalim Sanchezhin? Nuk e di, duhet të bllokojmë atë në ndonjë mënyrë, ndoshta ta lidhim me litar”, ka deklaruar Montella në konferencë për media të martën. “Ai është lojtar fantastik, e kam parë duke luajtur në Itali. Ai është përmirësuar aq shumë, ndërsa karriera e tij ka përparuar, është shumë i shpejtë, udhëheq kundërsulmet dhe është shumë i fuqishëm”.