Real Madridi kualifikohet në finalen e Champions, eliminon Cityn me përmbysje

Real Madridi është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, vetëm falë përmbysjes spektakolare në “Santiago Bernabeu” kundër Manchester Cityt.

“Mbretërit” triumfuan 3:1 ndaj “Qytetarëve” në ndeshjen e kthimit, mirëpo vetëm pas 120 minutave lojë, shkruan Demokracia.com.

Mahrez hapi serinë e golave në minutën e 73-të, gol që dëshpëroi shumë kampin vendas dhe tifozët e pranishëm në stadium.

Megjithatë, Los Blancos nuk u dorëzuan dhe fillimisht barazuan rezultatin në minutën e 90-të me anë të Rodrygos.

I njëjti dy minuta më vonë realizoi me kokë, për të “shpërthyer” në festë tifozët e Real Madridit dhe për të dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në start të pjesës së parë të vazhdimeve, Karim Benzema u tregua i saktë nga penalltia të cilën e fitoi vetë dhe i siguroi Real Madridit “biletën” e finales së madhe.

Kësisoj, Real Madridi luan në finale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në Paris.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.