Kurti zihet ngusht, motra e dëshmorit e pyet se pse u shkarkua si diplomate javën e kaluar (VIDEO)

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, derisa bëri homazhe tek varrezat e martirëve në Krushë të Madhe, u përball me një situatë jo të zakonshme.

Motra e një dëshmori, Bahrije Hoti i preu rrugën Kurtit dhe kërkoi të dijë se pse është shkarkuar si diplomate e Kosovës para një jave, transmeton Fokusi.info.

“Më vjen mirë që keni ardhur sot. Por, si është e mundur që unë para një jave jam pushuar nga puna si diplomate e Kosovës, duke dalë nga ky gjak? Sakrifica e këtyre dëshmorëve më ka dërguar të shkollohem në Austri dhe unë sot me padrejtësinë më të madhe, para një jave shkarkohem nga puna si diplomate”, iu drejtua ajo.

Kurti iu përgjigj shkurt duke i thënë se “nuk e di këtë gjë, duhet ta kuptosh”, teksa u zotua se do të interesohet për shkarkimin e saj.

“Do të interesohem për çka bëhet fjalë. Do ta shikojë për çka bëhet fjalë”, ia ktheu Kurti.

Ajo sërish ka insistuar duke i treguar Kurtit se ka pasur padrejtësi gjatë shkarkimit të diplomatëve.

“E kuptoj, por padrejtësitë po vazhdojnë me të thënë të drejtën. Unë jam betuar para varrit, para gjakut të këtyre dëshmorëve”, tha ajo./Fokusi.info.