Gazetari Imer Mushkolaj ka reaguar pasi Presidentja Vjosa Osmani tha se bashkëshorti i saj Prindon Sadriu nuk i ka quajtur asnjëherë mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Mushkolaj përmes një postimi në Facebook tha se e kanë parë dhe e kanë lexuar postimin e Sadriut, ndërsa thotë se ndoshta atë e ka verbuar pushteti.
“Presidentja po na konsideron edhe analfabetë, teksa po thotë se bashkëshorti i saj nuk i ka quajtur asnjëherë mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. “Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha Osmani për RTK’në. Por, presidentja duhet ta dijë se nuk jemi të tillë, shohim dhe lexojmë. Mbase atë vetë e ka verbuar pushteti”, shkroi Mushkolaj në Facebook.