Rozeta Hajdari: Reciprociteti me Serbinë është duke ndodhur

Ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se reciprociteti me Serbinë është duke u zbatuar.

Ajo ka thënë se barazia është duke funksionuar në disa sfera të tregtisë, ku i ka përmendur edhe disa raste.

“Qytetarët reciprocitetin e shohin qytetarët vetëm si t’i ndalim kamionët nga Serbia dhe kjo është reciprocitet. Reciprociteti është më i gjerë, është barazi”, tha Rozeta Hajdari, në ATV.

“Unë po ju tregoj që po zbatohet reciprocitetit dhe do të zbatohet edhe më shumë në ditët në vijim. Ne kërkuam barazi kur u paraqitem në përfaqësimin e Kosovës pa UNMIK-un në CEFTA. Ligji për tregti me jashtë ka parimin e reciprocitetit”, ka thënë ministrja.

“Unë prej fillimi kam marrë veprime sa i përket barazisë, reciprociteti është shumë i gjerë në fushën e tregtisë. Masat anti-damping, masat për mbrojtjen e importit”, shtoi Rozeta Hajdari.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.